Yuri Kim, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, uroi sot 1 vjetorin e krijimt të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar-SPAK
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kim shkruan se kryeprokuroi Arben Kraja konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri.
Ambasadorja shprehet serish se SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK-un për të arritur rezultate te dukshme në vitin 2021.
Nderkohe, Kim e ka shoqëruar postimin e saj me këngën e e Dua Lipës, por si duket ka qenë një lapsus.
“Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Kraja Arben iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK.
Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri.
SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021,” shkruan Kim në postimin e saj.
