Josif Kavaja është 45-vjeçari nga Elbasani që terrorizoi banorët duke qëlluar me kallashnikov. Pasi njoftuan policinë për të shtënat me armë, në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia për të ushtruar kontroll në banesë, por edhe atyre iu përgjigj me të shtëna.
Edhe forcat speciale të RENEA-s janë duke u nisur me urgjencë drejt vendngjarjes. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Zavalinë të Elbasanit pasditen e sotme. Për momentin nuk raportohet për të plagosur, ndërkohë që Kalaja po vijon rezistencën me armë.
Pritet mbërritja e forcave RENEA për të bërë të mundur neutralizimin e agresorit. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb