Policia ka reaguar për të shtënat në Elbasan duke thënë se shkuan në banesën e Josif Kavaja pasi dyshonin se dispononte armë zjarri pa leje. Efektivët kishin marrë vendim Gjykate për të ushtruar kontroll në banesën e tij, por ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve duke rrezikuar jetën e tyre.
Ndërkohë nuk është raportuar se është arratisur në drejtim të pyllit. Aktualisht, po shkojnë drejt vendit të ngjarjes forcat RENEA për t’iu vënë në ndihmë policisë vendore.
Elbasan/ Informacion paraprak: Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.
Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/faxweb
