Qindra emigrantë shqiptarë janë bllokuar që prej mesditës së sotme në Kakavijë. Ata janë në pritje të ardhjes së autobuzave shqiptarë me qëllim transportimin e tyre për në destinacionet përkatëse në vendin tonë.
Mësohet se emigrantët kanë paguar 70 euro dhe u është premtuar se deri ne Kakavijë transporti do të kryhej me autobuzat grekë dhe më pas do të zhvendoseshin në autobuzat shqiptarë.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe emigrantët janë në pritje që prej 5 orësh, prej të cilëve disa kanë zgjedhur që të prenotojnë taksi për të shkuar në destinacionin e tyre.
/faxweb
