Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka thyer rregullat e pandemisë duke zhvilluar një takim me më shumë se 10 persona në Laknas. Në fotografitë që i ka publikuar në faqen e tij të Facebook, duket se thuajse asnjëri nuk ka mbajtur maskë mbrojtëse, si dhe nuk është respektuar distancimi social.
Murrizi shkruan se në takimin ‘me burrat e Laknasit’ bisedoi për zgjedhjet e 25 Prillit dhe premtimin se ata do të votojnë ata që nuk i përcmojnë, jo politikanët hajdutë.
Shkrimi i plotë: Nje takim me keta Burra te nderuar ne Laknas
Krahas problemeve te shumta, zhgenjimeve dhe mashtrimeve, braktisjes nga politika duke mos i llogaritur më si Qytetare pas votimeve, biseduam lirshem jasht çdo hipokrizie qe prej 30 vitesh politika “ flet” nje here ne 4 vjet kur shkon tu mari voten
Me 25 prill me thane, askush nuk na ka ne “ pronesi” si votues dhe askush nuk mund te na llogaris si skllever te partise se tyre
Me 25 prill do te zgjedhim ate qe nuk na perçmon pas votimeve dhe qe nuk na quan thjeshte numra osa vota, por QYTETARE qe punojme dhe jetojme me djersen tone, e jo si politikanet hajdute. (A.M/Faxweb.al)
Nje takim me keta Burra te nderuar ne Laknas
Krahas problemeve te shumta, zhgenjimeve dhe mashtrimeve, braktisjes nga…
Posted by Myslim Murrizi on Thursday, December 24, 2020
/faxweb
