Qeveria e SHBA do të kërkojë nga kushdo që udhëton nga Britania një test që i vërteton se janë negativ me Covid 19, të paktën 72 orë para se të dalin nga vendi i tyre.
Në një deklaratë të lëshuar natën vonë të enjten, agjencia e lartë shëndetësore e SH.B.A.-së tha se politika e re do të hyjë në fuqi javën e ardhshme. Rregulli urdhëron që udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar të testohen negativisht jo më shumë se tre ditë para se të largohen, gjithashtu u kërkon atyre të sigurojnë “dokumentacionin e shkruar” të rezultatit të tyre të testit negativ.
Vendimi pason paraqitjen e një varianti të ri, shumë infektiv të koronavirusit në Britani të Madhe, që ka nxitur shumë vende të mbyllin kufijtë e tyre për udhëtarët nga atje.
CDC tha se “viruset ndryshojnë vazhdimisht përmes mutacionit, dhe analiza paraprake në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron që ky variant i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm sesa variantet që qarkullonin më parë”.
Edhe vendet tjera po ndërmarrin masa për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit. Hong Kongu vendosi masën e karantinës për të gjithë vizitorët jashtë Kinës. Rregulli i ri do të hyjë në fuqi më 25 dhjetor. Gjermania tha se kishte konfirmuar rastin e saj të parë me variantin e ri të koronavirusit.
Zyrtarët thonë se nuk ka asnjë provë që llojet e reja të virusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut janë më vdekjeprurëse ose do të jenë rezistente ndaj vaksinave./
/faxweb
