Skip to content

“Kalo dhe Najada do e hedhin në erë këtë godinë”, Rama flet nga Infektivi: Vaksinimi do bëhet te Air Albania, ndajeni vetë kush do jetë i pari

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin këtë mesditë Krishtlindjesh në spitalin Infektiv në Tiranë, ku takuan mjekët që janë në përballje të përditshme me rastet e rënda të Covid 19.

Rama dhe ministrja thanë se shumë shpejt do të vijë edhe vaksina, ndërsa deklaruan se të parët që do e marrin atë janë mjekët dhe infermierët që punojnë në strukturat Covid.

Dy zyrtarët e qeverisë thanë se vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimi i një godine të re për spitalin Infektiv, në kuadër të një projekti që është mbështetur nga Banka Botërore.

“Kjo godina do e mbyllë në mënyrë të lavdueshme misionin e vetë, se do ketë një ndërtim të ri, Najada dhe Tani do kenë edhe pultin kur ta hedhin në erë. Unë jam shumë shumë i kujdesshëm në fjalët që them, por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshje me disa komponentë për vaksinën, kështu që besoj se në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para, që sigurisht do të jenë për ju. Do hidhet me short se kush do e bëjë më përpara, do e bëjë Najada apo do e bësh ti Tani. (I referohet Kalos, i cili thotë se gjithnjë ja hap rrugën shefes së Infektivit).

Është çështje javësh vaksinimi juaj, është shumë situatë e vështirë për faktin se edhe shtetet e mëdha po marrim më pak doza sesa kishin parashikuar. Baza prodhuese që është jashtë SHBA-ve ka më pak doza, dhe për këtë është pak problem. Edhe shtetet që e kanë marrë dozat e para, janë më pak se premtimi që kishin marrë”, tha Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë shtoi se vaksinimi do të bëhet në ambientet e Air Albanias.

/faxweb