Skip to content

E trishtë/ I shtruar prej 10 ditësh tek Infektivi, ndërron jetë në ditën e Krishtlindjeve Drejtori i Patentave

Drejtori i DPSHTRR në Gjirokastër, Edi Pesha, ka humbur betejën me virusin Covid-19, duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Mësohet se ai ka qenë i shtruar prej 10 ditësh tek Infektivi, ku dhe mbylli sytë në ditën e Krishtlindjeve.

Pasha u emërua në krye të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, apo siç njihet ndryshe drejtoria e patentave në Gjirokastër, në Prill të vitit 2019.

Përpara emërimit në këtë post i ndjeri ka qenë në krye Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Gjirokastër

/faxweb