Skip to content

Polici harron radion hapur teksa po kryente marrëdhënie s*ksuale gjatë orarit të punës, rënkimet dëgjohen në rajon

Një zëvendës i Sherifit të Qarkut të LA në Shtetet e Bashkuara, kreu marrëdhënie s*ksuale me një grua gjatë kohës që ishte në detyrë, ndërkohë që kishte harruar mikrofonin e radios hapur.

Bisedat s*ksuale dhe rënkimet e momentit janë dëgjuar dhe regjistrimi tani është pjesë e departamentit.

Ndërkohë, një grua, pjesë e stafit ankohet në stacionin policor, duke u përpjekur t’i tërheqë vëmendjen zyrtari se kishte harruar mikrofonin hapur. “Ne nuk e dimë nëse zv/sherifi ishte në makinën e patrullës apo aty pranë”- tha gruaja.

Mediat amerikane shkruajnë se për rastin ka nisur një hetim i brendshëm ndërsa efektivit është pezulluar nga detyra deri në hetimin përfundimtar.

Departamenti i Sherifit i thotë TMZ, se “Sherifi u lirua menjëherë nga detyra dhe një hetim administrativ është hapur. Kompetencat e oficerit janë pezulluar dhe veprimi i duhur administrativ do të ndërmerret bazuar në rezultatin e hetimit”.

/faxweb