Skip to content

Breshëri me armë drejt lokalit në Lezhë, policia ngre pika kontrolli në të gjithë zonën, autorët ia mbathin me ”sukses”

ilustruese

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri arme në drejtim të një lokali në zonën e Pllanit në Lezhë, i cili është një pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi. Nga verifikimet e para nuk ka persona që kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 26.12.2020, rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  Gj.P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb