Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parshikohet i vranët, i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshëm me intensitet të ulët deri mesatar.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonën e veriperëndimit reshjet do jenë në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër do ketë reshje të dendura dëbore.
Edhe për ditën e diel moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin. Në zonën e jugut reshjet me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër do ketë reshje dëbore, ndërsa në juglindje dëborë do të ketë në lartësitë mbi 1000.
Previous articleParashikoi pandeminë dhe vaksinën, Bill Gates tregon kur kthehet normaliteti dhe pandemia e radhës
