Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një kalimtar në afërsi të ‘Sheshit Shqiponja’. I dëmtuari është transportuar me urgjencë për në spital, ku I është dhënë dhe ndihma e parë mjekësore. Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
Njoftimi i plotë: Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 26.12.2020, rreth orës 19:30, në afërsi të Sheshit Shqiponja, mjeti me drejtues shtetasin I.M., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.H., i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/faxweb