Skip to content

Dëbora zbardh Kukësin, policia rrugore këshillon qytetarët të udhëtojnë me kujdes, borëpastrueset zbresin në “Rrugën e Kombit”

Mbrëmjen e sotme kanë rinisur reshjet e dëborës në veri të vendit. Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga FaxNews, dëbora ka zbardhur zonën e Kukësit.

Policia e autostradës së ‘Rrugës së Kombit’ i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. Ndërkohë kontraktori i autostradës po punon për pastrimin e rrugës në të gjithë gjatësinë e saj të përfshirë nga rreshjet e dëborës.

/faxweb