Një 40 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende është gjetur pa shenja jete mesnatën e kaluar në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
Policia dyshon se 40-vjeçari është vetëvrarë, ndonëse pritet të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të mësuar të vërtetën.
/faxweb