Skip to content

Infektime me “gishtat e dorës”: një seri e re e testeve masive në Kinë

Autoritetet në Kinë kanë nisur një seri të re testesh masive në pjesët verilindore të Pekinit.

Në Kinë, 22 raste të tjera të COVID janë konfirmuar në 24 orët e fundit, 19 prej të cilave ishin transmetuar në nivel lokal dhe katër raste janë asimptomatike, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Rreth 800,000 njerëz do të testohen masivisht në 92 vende në pjesët verilindore të Pekinit.

Deri më tani, 5 raste të tjera të COVID-19 janë zbuluar gjatë testimit, raporton CNN.

Që nga fillimi i epidemisë, 86,955 raste të koronavirusit janë regjistruar në Kinë, dhe 4,634 njerëz kanë vdekur, por këtom shifra aludohet se nuk përcjellin të vërtetën reale të vendit prej nga nisi pandemia.