Skip to content

E trishtë/ Ishte i shtruar prej disa ditësh, një tjetër mjek nuk arrin të fitojë betejën me sëmundjen në spitalin Covid 2

Një tjetër mjek në qytetin e Elbasanit ka humbur jetën nga koronavirusi. Mësohet se Sali Baco, neurpsikiatër ka humbur betejën me sëmundjen ndërsa po trajtohej prej disa ditësh në spitalin Covid 2.

Baco ka ushtruar detyrën e drejtorit tëe Spitalit Psikiatrik, dhe më pas  Drejtor i Shëndetit Publik. Po ashtu nga viti 1998 ka qenë në pozicion, nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005.

/faxweb