Skip to content

“Shpërtheu sapo u ngjita në shtëpi”, ‘i forti’ i Shkodrës flet pasi i vunë tritolin në makinë: Nuk e kisha lëvizur që prej mëngjesit

Nazmi Bandulla është personi në makinën e të cilit u vendos lënda plasëse tritol mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës. Ai ka folur për mediat duke thënë se si ndodhi ngjarja ndërsa sqaroi se nuk njeh askënd që mund të ketë gisht në vendosjen e tritolit.

 “Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur”, tha Bandulla.

Nazmi Bandulla është një person i njohur për blutë e Shkodrës. Fax News mëson se vetëm 3 muaj më parë, ai u arrestua në flagrancë pasi, pak para mesnatës së Shtatorit, ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetsin A. Bandulla. 38-vjeç, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me autorin.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës,teksa policia njoftonte se e kishte arrestuar në flagrancë 44-vjeçarin.

Bandulla kërcënoi me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij. Shërbimet policore,  së bashku  armën e zjarrit tip pistoletë Bareta, me një fishek në fole, sekuestroi  edhe 38 copë fishekë, te kalibrit 9mm, në cilësinë e provës materiale”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ngriti akuzat ndaj tij për veprën penale “Kanosje me armë zjarri” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb