Skip to content

E pazakontë/ Makina përplaset me furgonin, nuk arrin të kontrollojë mjetin dhe hyn në shtëpinë e tjetrit (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Berat-Polican pranë Uznovës. Gazetarja e Fax News, Mimoza Sinanaj thotë se makina është përplasur me një furgon dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge.

Në pamje duket se si makina ka përfunduar e futur në oborrin e një shtëpie pasi ka shembur murin rrethues.

Shkak për aksidentin mendohet të jetë lagështira e krijuar nga reshjet, e cila ka shkaktuar rrëshqitjen e mjeteve. Aksidenti ka ndodhur në vendin quajtur ‘Kandari’ ku dy mjetet, një furgon tip Benz me targa AA 462 AM dhe një makinë tip Honda me targa AA 259 FT janë përplasur kokë më kokë me njëri tjetrin.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Honda , i cili gjatë shmangies kishte përfunduar në murrin e një oborri të një banese mbi kanal , ndërsa mjeti tip furgon nga goditja është përmbysur .

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit për ta dërguar me urgjencë në spital.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb