Skip to content

“Skandal më të madh e më të zi nuk mund të ketë”, Nishani reagon ashpër ndaj Ramës për dekretin e Greqisë: Bëhet avokat i interesit të tjetrit! Tradhtia ka emër

Ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës pasi Greqia dekretoi zgjerimin ujërat territorialë nga 6 në 12 milje. Në një reagim, ditën e djeshme kryeministri shqiptar u shpreh se Greqia ka ushtruar një të drejtë që ia lejon konventa e MontegoBay .

Ndaj Nishani ka reaguar me tone të ashpra duke e cilësuar skandal dhe duke i bërë thirrje Ramës që të mbrojë e të tregojë interesin e Shqipërisë.

Reagimi i plotë: Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet !!!!! Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë !

Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë ! Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë !

Tradhëtia ka Emër !

/faxweb