Në një intervistë për “Faxnews” Altin Goxhaj ka komentuar zgjedhjen e anëtarit të 6 të Gjykatës Kushtetuese , ku shumë zëra si politikanë apo edhe institucione ndërkombëtare theksojnë se kjo gjykatë tashmë është funksionuese. Avokat Goxhaj thekoi se deklaratat e ndërkombëtarëve se tashmë kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale janë të pabesueshme dhe se ata lejuan që të instalohej një diktaturë përgjatë tre viteve të fundit.
Avokati thekoi se kjo gjykatë nuk është një institucion garant më i Kushtetutës i rendit publik, pasi gjykatësit janë kthyer në ushtarë partie dhe i shërbejnë pushtetit, ndërsa shtoi se asnjë hallkë drejtësia nuk funksionon siç duhet.
“Besoj se faktori ndërkombëtarë është më i pabesueshëm se kurrë, pasi është në pozitën e tij që ka bërë krimin dhe kërkon të fsheh gjurmët e krimit. Ne sot nuk kemi Gjykatë Kushtetuese prej tre vjetësh, sa u ndërtua diktatura nga A tek Zh dhe duke mos e pasur këtë gjykatë ne jemi vendi i cili nuk kemi nuk kemi rend kushtetuese. Që nga ky moment që ata thonë që janë 6 vetë dhe mund të marrin vendime dhe kjo është e pavërtetë pasi vendimet janë gjysmake, pavarësisht se vota mund të duhet 5-1 ose 6-0 këto janë absurditete. Ne kemi një sistem drejtësie të rrënuar, përveç klasës politike që e shkatërruan dhe po e kthyen në vegël diktature, ndërkombëtarët ishin ata që e bekuan apo e garantuan që e shkatërruan sistemin e drejtësisë. Ne kemi të bëjmë me ndërkombëtarë që kanë bërë një çorbë të ndyrë dhe tani duan të justifikohen, ata na lanë tre vjet duke u ndërtuar diktatura ditë për ditë nga pakë. Gjykata Kushtetuese nuk është një institucion garant më i Kushtetutës i rendit publik, sepse gjykatësit janë kthyer në ushtarë partie. Asnjë hallkë e drejtësisë nuk është funksionale.
/faxweb
