Skip to content

Bindet më në fund Trump, nënshkruan paketën ndihmëse për Covid 19, plot 900 miliardë dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur paketën e ndihmave prej 900 miliardë dollarësh, për të gjithë personat apo bizneset që janë prekur nga pandemia e Covid 19.

Kjo paketë u miratua në Kongres, por Trump hezitonte ta nënshkruante pasi deklaroi se donte t’i jepte amerikanëve një ndihmë më të madhe. Nga kjo paketë pritet që të përfitojnë 12 milionë njerëz, që do të mbarrin një paketë mbështetëse për 11 javë.

Trump e nënshkroi paketën para mesnate, para pak skadimit të përfitimeve për një numër të papunësh, ndërkohë që efektet e saj do të shtrihen për të paktën 11 javët e ardhshme.

/faxweb