Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Qarr në Fier, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti “Toyota”, 2 persona kanë humbur jetën.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se trupat e viktimave qëndruan për disa minuta brenda mjetit, deri në mbërritjen e zjarrfikësve të cilët bënë të mundur nxjerrjen e tyre.
Personat që kanë humbur jetën nuk janë identifikuar ende, ndërsa ajo që dihet derimë tani është fakti se viktimat janë një mashkull dhe një femër, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë lidhje familjare mes tyre.
Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet. Sicc shihet dhe në pamjet e siguruara nga Fax News, vendi ku ka ndodhur aksidenti është në një pjesë fushore, dhe mbetet e paqartë se ccfarë e ka shkaktuar këtë aksident me pasoja të rënda.
Njoftimi i Policisë: Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
