Një 62-vjeçar është vënë në pranga në Korfuz, pasi u kap duke transportuar një sasi prej 320 kilogramësh hashash.
Ngjarja ndodhi mesnatën e së dielës, në Dassia, Villa Vasilaki. Mediat greke shkruajnë se lënda narkotike ka hyrë nga Shqipëria por nuk dihet ende identiteti i poseduesit të saj, dhe as garantët që kanë dalë për trafikimin e saj.
Policia vijon hetimet për 62-vjeçarin nëse ai i përket një grupi të strukturuar kriminal, pasi një sasi e tillë droge, duket të jetë e pamundur që të posedohet dhe të trafikohet nga një person i vetëm.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
