Skip to content

“Nuk jemi të sigurtë në duart e tyre”, pacientët refuzojnë të transferohen në privat për shërbimin e dializës: Infermierët mësojnë prej 3 ditësh procedurën në spitalin shtetëror

Rreth 30 pacientë që marrin shërbimin e dializës në spitalin rajonal të Gjirokastrës do të transferohen në një spital privat. Fax News mëson se pacientët nuk duan të lëvizin dhe hedhin akuza për pazare mes shtetit dhe privatit.

“Stafi i spitalit nuk është përgatatitur për këtë shërbim. Infermierët prej 3 ditësh mësojnë procedurën në spitalin shtetëror. Nuk jemi të sigurtë në duart e këtyre infermierëve. Infermierët e shtetit na njohin problematikat. Kemi shumë vite që kurohemi në një spital shtetëror”, thanë pacientët.

Ata nuk kanë marrë asnjë shpjegim për arsyen e transferimit nga shteti në privat. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb