Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes dy atdhetarët përmetarë Agathokli Xhitomi dhe At Aleksandër Lipe me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Gjatë fjalës së tij Meta tha se kontributi i tyre ishte një mesazh i fuqishëm demokratik i popullit të Përmetit kundër diktaturës i cili sipas tij është i gjallë edhe i nevojshëm edhe në ditët e sotme.
“Ceremonia e sotme lidhet drejtpërdrejtë për të gjithë popullin e Përmetit. Përmeti si i pari dhe i vetmi në historinë shqiptare kundërshtoi forcat e të keqes nga i cili populli jonë do të vuante. Votimi kundër i Përmetit ishte një goditje që nuk mund të pranohej nga diktatura.
Përmeti është një nga qytetet më të përsekutuar nga diktatura komuniste. I nderuar qoftë vepra e tyre.
Mesazhi i fuqishëm demokratik i popullit të Përmetit kundër diktkaturës është i gjallë dhe është i nevojshëm edhe sot”, tha Meta.
