Skip to content

KE i vjen në ndihmë Ballkanit Perëndimor, miraton paketën 70 milionë euro për vaksinën anti-covid

KE i vjen në ndihmë Ballkanit Perëndimor duke miratuar një paketë 70 milionë euro për aksesim të shpejtë në vaksinën ndaj COVID-19.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se Ballkani Perëndimor është partner i privilegjuar i BE dhe do të vijohet në këtë frymë edhe me vaksinat.

Ai thotë se po ndërmerren hapa që sa më shpejt në vendet e Ballkanit Perëndimor të nisë vaksinimi për grupet më të riskuara ndaj COVID-19.

Në bazë të kësaj pakete, 70 milionë eurot do të përdoren që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë e aksesit për vaksinën nëpërmjet vendeve të BE të cilat tashmë e kanë siguruar të gjitha dhe kanë filluar ditën e djeshme vaksinimin masiv.

Theksohet se kjo paketë është e gjitha në formë grantesh për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

“Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar.

Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke ndërmarrë hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të prekshme në rajon herët. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor.”– tha Varhelyi.

#WesternBalkans: @EU_Commission adopts €70 million package for early access to EU #COVID-19 vaccines: Throughout the pandemic, we stand by our partners in the region & we continue to act in this spirit also in the case of vaccines. #StrongerTogether https://t.co/YiZlSshOCw

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 28, 2020