Skip to content

PAMJET NGA VENDNGJARJA/ I riu në Vlorë merr peng familjen dhe i kërcënon me armë, lidh bombulën e gazit me… (Thotë se do hedhë shtëpinë në erë)

Një ngjarje e rëndë është duke ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një i ri po mban nën kërcënimin e armës, dyshohet të jetë thikë, familjen e tij. Ngjarja po ndodh në lagjen Isa Boletini në Vlorë, ku ndodhet edhe banesa e familjes në fjalë, pranë tregut të orizit.

Dyshohet se gjithçka e ka pikënisjen te një sherr mes të rinjve, dhe ku policia i është vënë në ndjekje të riut në fjalë, i cili menjëherë sapo ka pikasur praninë e bluve, ka marrë peng familjen e tij. Ai është shprehur se do të vrasë familjarët në rast se Policia i afrohet, madje ka deklaruar se do të shpërthejë bombulën e gazit.

Mësohet se i riu ka lidhur bombën e gazit me derën hyrëse, ndërkohë që në vendngjarje Policia dhe FNSH kanë krijuar perimetrin e sigurisë, dhe po përpiqen që të negociojnë me të.

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Fax News, i riu, që dyshohet të ketë edhe probleme me shëndetin mendor, nxjerr kokën në dritare, dhe kërkon largimin e Policisë prej aty. Në video shihet edhe qartë bombula e gazit.

(E.K/Faxweb.al) Vijon…

/faxweb