Skip to content

Brukseli: 70 milion euro për vaksinimin në Ballkanin Perëndimor

Brukseli ndau 70 milion euro për Ballkanin Perëndimor, një fond që do shkojë për vaksimin e popullatës së saj.

“Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar.

Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke marrë hapa për të mundësuar një fillim sa më të shpejtë të vaksinimit për stafin shëndetsor dhe grupet më të rrezikuara në fillim.

Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në vënien nën kontroll të pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kjo paketë financiare, mundësuar nga Komisioni Europian, do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë në mbulimin e kostos së vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme të vaksinimit.

Kjo do t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor të blejë një numër vaksinash nga marrëveshjet paraprake të BE me gjashtë prodhues.