Skip to content

“Ulja e pabesueshme me 45 % e testimeve për Covid-19”, Vasili nxjerr shifrat: Qeveria mizorisht po e fsheh të vërtetën në dëm të njerëzve

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i cili shkruan se është e qeveria ka ulur me 45 përqind testimet për Covid-19 në popullatë, çka është e pabesueshme.

Ndër të tjera Vasili thekson se politika e  ndjekur nga qeveria e Edi Ramës është një strategji tribale anti njerëzore gjithashtu edhe një përgjegjësi penale.

Postimi i poltë  i Petrit Vasilit në Facebook.

E pabesueshme,Testimet per COVID ulen me 45%!

Ulja e pabesueshme e testimeve plot 45%.

Ne 17 dhjetor u kryen 2745 testime.

Ndersa sot vetem 10 dite me vone vetem 1508  testime.

Qeveria thote qe muajt e dimrit do te jene me te veshtiret persa i perket Pandemise, ndersa qeveria ul ne menyre drastike testimet.

Ti largohesh te vertetes kur behet fjale per shendetin e qytetareve eshte krim.

Sot ishin vetem 318 raste te reja por vdekjet jane teper te larta plot 11, nje prove qe testimet e ulura fshehin te verteten.

Ne mungese edhe te Vaksinimit, Qeveria mjerisht dhe mizorisht po e ben kete dhe po e fsheh te verteten ne dem te njerezve.

Kjo strategji tribale antinjerezore eshte faj penal dhe turp.

/faxweb