Skip to content

Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale, zbulohet ankimimi i parë që dorëzohet. Deputeti kundërshton Kodin Zgjedhor

Deputeti Myslimi Murrizi do të ankimojë gjatë ditës së sotme në Gjykatën Kushtetuese Kodin Zgjedhor, i cili u miratua pak javë ma parë në Kuvend.

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do ankimojë nenin 163 të kodit të ri Elektoral, i cili lidhet me herësin për ndarjen e mandateve të vendosur në Kodin e ri Zgjedhor.

Lëvizja Demokratike Shqiptare  pritet të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm,  pasi  kryetari i saj  e sheh me rezerva bashkëpunimin me dy ish-funksionarët e lartë të Partisë Demokratike.

Kreu i LDSH-së ka refuzuar rekomandimin e Komisionit të Venecias,  i cili  kërkoi  vetëpërmbajtje nga kryetarët  e partive për të mos  kandiduar  në 4 zona elektorale teksa konfirmon  se Tirana dhe  Fieri janë dy zgjedhjet e  sigurta të tij.

Gjatë ditës së djeshme u zgjodh dhe anëtarja e 7-të e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, e cila vjen nga radhët e noterëve, duke e bërë funksionale pas më shumë se dy vitesh organin më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb