Ilustruese
Policia e Tiranë njofton se pak minuta një automjet është përfshirë nga flakët në lëvizje mbrapa “Muzeut Kombëtar”, pasi dyshohet se shkaku të ketë qenë nga një shkëndije elektrike.
Sipas forcave blu automjeti i cili është në pronësi të shtetasit me iniciale K.V ka marrë flakë në lëvizje ndërkohë që në të ka pasur edhe një pasagjer shtetasin me inicialet, E.G. Njoftohet se nga zjarri i shkaktuar ka pasur vetëm dëme materiale të mjetit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja për të shuar zjarri. Grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet e ngjarjes së ndodhur në kryeqytet pasditen e sotme. –
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendgjarje ndodhet zjarrëfiksja, e cila po punon për fikjen e zjarrit.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarje
/faxweb
