Skip to content

“I trishtuar…”, Ilir Meta reagon për tërmetin në Kroaci: Jemi krah jush për të përballuar situatën e vështirë me gjithë kapacitetet tona

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për tërmetin e fortë që ka goditur Kroacinë duke shprehur solidaritet për përballimin e kësaj situate të vështirë për familjarët. Me anë të një shkrimi në Facebook, Meta thotë se Shqipëria do të jetë pranë Kroacisë me të gjitha kapacitetet e mundshme si partner strategjik.

Ilir Meta: I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.

Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë.

Nga tërmeti i fuqishëm, deri tani është raportuar se ka ndërruar jetë një vajzë 12-vjecare dhe janë plagosur disa të tjerë, por ende nuk është përcaktuar numri i saktë pasi vijojnë kërkimet në rrënoja.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb