Pas Kroacisë edhe Italia është goditur këtë të martë nga një tërmet me magnitude 4.4 të në provincën e Veronas.Rreth orës 15.36, konkretisht pas dy orësh pas tërmetit në Kroaci , një tërmet trondit gjithashtu Veneton
Mediat italiane theksonë se magnituda e tërmetit ishte më i madh se 4, midis 4.3 dhe 4.8. Autoritete e Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë e vendosën atë pak më vonë në magnitudën 4.4. Tronditja u ndje qartë jo vetëm në Veneto, por edhe në një zonë të gjerë të Italisë Veriore, deri në Milano .
Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra është e vendosur në Salizzole (Verona), në një thellësi prej 9 kilometrash. Kjo zonë nuk është larg nga vendet e goditura nga tërmeti i vitit 2012 në Emilia .
Për momentin nuk ka dëmtime ose kërkesa për ndihmë. Trenitalia, megjithatë, ka pezulluar qarkullimin e trenit si një masë paraprake: ajo dëshiron të kontrollojë për ndonjë dëmtim në linjë. Mbi 30 trena që mund të pësojnë vonesa si në linjën Torino – Venecia dhe përgjatë një në Brenner
/faxweb
