Nëpërmjet një lidhje “Skype” doktoresha Aurora Dollemberg foli nga Gjermani për “Faxnews” lidhur me vaksinimin e popullsisë në atë vend dhe rregullat që do ndjekin personat që ende nuk e kanë marrë një vaksinë deri tani.
Dollemberg theksoi se të gjithë pacientë që do të marrin vaksinën antikovid to të regjistrohen në librin e vaksinës, ndërsa ata të cilët nuk e kanë këtë librezë do të duhet të mbajnë maskat derisa të jetë vaksinuar mbi 60% e popullsisë.
Ndër të tjera, doktoresha komentoi edhe deklaratën e Edi Ramës, i cili tha sot se në muajin janar pritet që të vijë vaksina Pfizer në Shqipëri, ajo theksoi se shteti mund të ketë kapacitete për të ruajtur vaksinën në temperaturat e ulëta në mënyrë që të jetë efektive.
Dollemberg tha se personat që nuk posedojnë librin e vaksinave do të duhet të mbajnë maskën derisa të kryet vaksinimi i popullsisë mbi 60 %.
“Në librin e vaksinës shënohet ët gjitha vaksinat që janë bërë dhe koronavirusi ka prioritet dhe do të jetë që në faqen e parë dhe në rastin e të gjitha vizitave nëpër institucione publike ku njerëzit janë të rrezikuar duhet të tregohet kjo librezë e vaksinës.
Personat të cilët nuk e kanë këtë librezë do të jenë të detyruar që të mbajnë maska mbrojtëse , distancën sociale rregullat e higjienës derisa popullata të jetë vaksinuar të paktën 60%, nga ai moment quhet pandemia e mposhtur dhe karantinizimi edhe masat mbrojtëse do të hiqen për të gjithë popullatë, por deri në atë moment ata që nuk e kanë vaksinën janë të detyruar ti respektojnë këto rregulla që po përjetojmë deri tani”- theksoi Aurora Dollemberg.
Lidhur me mbërritjen e vaksinës Pfizer në muajin janar, dhe a do të ketë kapacitete qeveri për ta ruajtur atë në kushtet e kërkuar të temperaturës, Dollemberg theksoi se nëse QSUT-ja bashkëpunon me qendrat private mund t’ia dalin mbanë, ku shtoi se kapaciteti i vaksinës nuk mund të mbulojë të gjithë popullatën por një pjesë të mirë të pacientëve që janë brenda spitaleve Covid.
“Në qoftë se frigoriferët qendror të QSUT-së mbase dhe klinikat private të cilat i kanë këto teknologji për ruajtjen në kushtet e duhura të temperaturës të Pfizer, pse jo.
Mbase nuk do të mbulojë përqindjen më të madhe të popullatë, por ato që janë pacientë spitalor dhe një pjesë tjetër e caktuar që do kenë mundësi për nga afërsia e lokalizimit ku ndodhen dhe nga koha që duhet të shkojnë në këto qendra qe edhe shteti Shqiptar i ka parapërgatitur sesi do e bëj si strategji vaksinimin, do të mbledhim ato forcat dhe inteligjencën që na karakterizon dhe them që do t’ia dalim”- përfundoi doktoresha.
(E.G/Faxweb.al)
/faxweb
