Skip to content

Ekzekutohet me 50 plumba shoku i ngushtë i “El Chapo-s”/ Terroristët nuk kursejnë as vajzën tetë muajshe, plagoset në…

Një person i besueshëm i “El Chapo-s” është qëlluar për vdekje nga një sulm terrorist të cilët qëlluan plot 50 herë mbi të,  ndërsa një nga plumbat ka zënë edhe mbi vajzë e tij, e cila mbeti e plagosur në krah.

Ignacio Paez Soto, 47 vjeç, u vra ndërsa po dilte nga një dyqan në Caborca, të  Meksikë. Ai mendohej të ishte një nga operatorët kryesorë në Kartelin Sinaloa të El Chapo, emri i vërtetë i të cilit ishte Joaquin Guzman.

Ai ishte në shoqërinë e një gruaje të panjohur  dhe vajza e saj tetë muajsh, të cilat ndodheshin brenda në automjetin e Guzman-it në momentin që ai u qëllua për vdekje .

Foshnja u godit dhe u plagos në njërën nga krahët e saj gjatë incidentit tronditës dhe po trajtohet në një spital lokal.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, theksohet se gruaja nuk u qëllua por përsëri ajo u mor nën kujdesin e mjekëve pasi pësoi kriza nervore shkak i ngjarjes tragjike që ndodhi.

Në foto Ignacio Paez Soto.

Paez Soto ishte arrestuar më parë në 2014 me akuzat e armëve dhe u dënua më vonë me 20 vjet burg për trafik droge në 2016.

Sipas gazetës spanjolle NIUS, Paez Soto supozohej të ishte në burg  ditën që u qëllua për vdekje, por është e paqartë pse ai nuk ishte nën arrestin e autoriteteve  policore.

/faxweb