Skip to content

Shumë më e lirë se Pfizer, Britania miraton vaksinën e dytë kundër Covid 19, ajo që pritet të mbërrijë dhe në Shqipëri

Agjencia Rregullatore për Barnat në Britaninë e Madhe miratoi vaksinën e dytë që do të përdoret në vend kundër koronavirusit që është ajo e AstraZeneca.

Vaksina, me emrin e koduar AZD1222, është zhvilluar nga Universiteti i Oksford, me mbështetjen e gjigandit farmaceutike britaniko-suedez AstraZeneca.

Rezultatet e testeve klinike të kësaj vaksine kanë treguar se ajo është 90% efektive për të parandaluar koronavirusit, njësoj si rivalet e saj të Pfizer dhe Moderna.

Për shkak se kjo vaksinë ka kosto më të lirë, dhe nuk kërkon kushte të jashtëzakonshme për transportimin e saj, ka shumë gjasa që të jetë dhe vaksina e parë që do të mbërrijë për përdorim në Shqipëri.

/faxweb