Skip to content

U kapën me kokainë dhe armë teksa lëviznin në autostradë, Gjykata e Tiranës lë në burg vetëm burrin, ja masa që dha për të renë

Gjykata e Tiranës, ka dhënë masën e sigurisë për Ermal dhe Nertila Roçin, të arrestuar tre ditë më parë, ku u kapën në autostradën Tiranë-Durrës. Togat e zeza të kryeqytetit lanë në burg Ermal Roçin, ndërsa për bashkëshorten e tij Nertila Roçin, u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Policia e Tiranës  finalizoi tre ditë më parë operacionin “Autostrada”, duke arrestuar burrë e grua. Operacioni për arrestimin e tyre u ndërmorr pasi policia e cila kishte informacion se çifti qarkullonte në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike.

Gjatë operacionit, nga kontrolli në mjet u gjetën dhe u skuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Pas arrestimit të tyre në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në ciësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb