Skip to content

Xhamia në Suedi merr letër kërcënuese ku shkruhej “Nuk ju duam këtu”

Një letër kërcënuese që përmbante pluhur të bardhë u dërgua në një xhami në qytetin Uppsala të Suedisë.

Zëdhënësi i xhamisë, Shadi Kasskeen, në deklaratën për televizionin shtetëror SVT, tha se brenda letrës bashkë me pluhurin e bardhë ka dalë edhe një mesazh kërcënues.

“Nuk e kemi prekur pluhurin e bardhë. Ia dorëzuam policisë. Ndërsa në mesazhin kërcënues shkruante ‘Nuk ju duam këtu’. Xhemati i xhamisë u frikësua nga kjo ngjarje. Sepse nuk është hera e parë që përballemi me një gjë të tillë. Xhamia jonë edhe më parë ishte kërcënuar”, u shpreh ai.

Ndërkohë në deklaratën nga policia e Uppsala-s, është përcaktuar se pluhuri i bardhë është i padëmshëm, ndërsa ka filluar hetime për gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimin.