Avokati Altin Goxhaj i cili prej disa ditësh është i infektuar me COVID 19 dhe ndodhet i izoluar në banesë ka folur sot në Fax News ku tha se gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm 2-3 ditët e fundit.
“Kam 2-3 ditë që temperaturën e kam 36.2, nuk kam asnjë simptomë tjetër. Oksigjeni është në maksimum. Gjithashtu kam një aplikacion në telefon që më thotë se stresin e kam në nivele shumë të ulta. Mund të hem që jam shëruar vetëm pres konfirmimin që jam i gatshëm për të dalë sërish në rrugë, sigurisht pa maskë”, u shpreh Goxhaj.
/faxweb
