Valter NASUFI

S’pritet asgje e mire kur muslimanet bashkepunojne me te majten. Sepse qe te dyja jane rrenjesisht me kahje te kunderta. Ai qe iu thote ndryshe ose eshte i verber dhe i manipoluar, ose nuk merre vesh fare nga ideologjite. Aq me keq kur ky bashkepunim mbeshtet prej hoxhallareve. Ketu kemi nje huqje te dyfishte. Dhe rreshkitje ne tatpjete te idealeve. Ndoshta, nje pjese prej hoxhallareve mendojne se kjo parti mund te marre pushtetin dhe disa besimtare mund te behen deputet te saj. Shume shpejt do te vij koha qe t’i bien pishman, ashtu siç i kane rene kur jane munduar te beshkepunojne me partite e tjera. Ne te vertete, asnje parti nuk i mbeshtet muslimanet praktikant ne Kosove kur qasen ne politike. Sepse, i shohin si kundershtar dhe fanatik, radikal ne ide. Me vjen keq qe e them kete, po ky eshte realiteti. Mund te ndodhe aty ketu ndo nje rast teper i veçant, por kjo eshte vetem kur ai ka edhe lidhje te tjera, krah te forte brenda partise. Nese kane ndodhur mbeshtje te tilla prej partive te ndryshme. Ajo ka qene vetem prej perfitimeve elektorale te momentin dhe asgje me shume.S’e kuptoj, kaq naiv more i kujtoni partite majtiste.

Ato bejne çmos qe plan-programi i tyre te mos kete ndikime aspak religjioze. Partite majtiste, nese iu mbeshtesin sot, neser kur te marrin pushtetin, do t’iu flakin tutje sikur te mos ekzistonit kurre. Kur shprehen disa qe e majta eshte me afer fese se e djathta, eshte sa per te qeshur edhe per te qare njekohesisht. Dhe aq me keq kur ky potencim behet prej disa muslimaneve qe gjasme kane mbaruar shkolle. Nese vereni mbeshtetje te ketyre partive me aderimin e fetareve, kjo eshte teresishte siperfaqesore dhe behet vetem per vota.Eshte per te ardhur keq, qe muslimanet shqiptare asnjehere nuk mesuan prej gabimeve te tyre

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re