Skip to content

Dëgjonte Kur’an në makinë: një gjobë e debatueshme e policisë austriake

Këtë vit pandemik, gjobat e shumta të policisë austriake kanë shkaktuar një stuhi në publik. Por një tjetër sosh, e llojit të veçantë, e ka ndezur dhe më debatin lidhur me ndëshkimet e pazakonta në këtë shtet, sidomos rrugore.

Për shkak se një vjenez po dëgjonte Kur’an kur po ngiste makinën, ai duhet të paguajë një gjobë prej 100 eurosh. Shpjegimi i policisë është se një zë i lartë arab në formën e një predikimi u dëgjua, megjithë dritaret e mbyllura, deri në makinën e policisë.

Një mik i të dënuarit shkroi në Facebook se nuk e kuptonte këtë sjellje të policisë, sepse automjeti lëvizte në një rrugë të vjetër, pa semafor, ku u gjend vetëm ai e dhe makine policie. Ai gjithashtu shtoi se bokset e automjetit ofronin volum normal dhe standard të integruar.

Policia thotë se ky është një vlerësim zyrtar i policisë dhe se i dënuari ka mundësi të apelojë.