Skip to content

Basha i përmendi vonesat, Fuga i përgjigjet në emër të Ramës: Edhe kur punon, fle. Mos bëj politikë me shëndetin e vaksinën në gjumë

Drejtori i Komunikimit i kryeministrit, Endri Fuga i është përgjigjur Bashës pas pretendimeve se Rama i ka siguruar me vonesë dozat e vaksinas ndaj Covidit. Me anë të një shkrimi në Twitter, Fuga nuk hezitoi të ironizonte kreun e PD duke i thënë “fli e mos bëj politikë me shëndetin”.

Reagimi i plotë: Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh

Më parë, Basha tha se kryeministri po përpiqet të shesë dështimet si suksese pasi është tepër vonë në krahasim me vendet e tjera.

Sa i përket vizitës në Nju Jork, për të cilin Rama tha se “shopping mbaroi me sukses”, duke iu referuar marrëveshjes për vaksinat, Basha u shpreh se në fakt shkoi për të blerë këpucë të reja.

Lulzim Basha: Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb