Skip to content

Vjedhjet në Kuçovë, një e arrestuar dhe dy në kërkim nga Durrësi

Një 30-vjeçare është arrestuar në flagrancë dhe dy persona të tjerë, S.B. 23 vjeç dhe E.D. 16 vjeç, janë shpallur në kërkim, që të gjithë banues në Durrës e rrethinat e tij, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B., 26 vjeç, nga Havaleasi i Kuçovës.

Procedim penal në gjendje të lirë ka nisur gjithashtu për një 15-vjeçare, B.O., për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi u kap duke drejtuar automjetin Opel pa leje drejtimi, sikurse edhe “njoftim i rremë i organeve të rendit”.

Arrestimi ka ndodhur ditën e mërkurë, teksa këta persona dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së ndodhur në Perondi të Kuçovës më 8 shkurt të këtij viti, në lokalin e shtetasit A. SH., 60 vjeç, nga ky fshat i qarkut të Beratit, ku janë vjedhur pajisje interneti dhe një sasi valute.

Materialet ndaj tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale të “vjedhjes së mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i plote i policise:

Më datë 25.04.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë e shtetases:

Ledjana G, 30 vjeçe, banuese në fshatin Shënavlash, Durrës.

Si dhe filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen B.O, 15 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S.B, 23 vjeç, E.D, 16 vjeç, të dy banues në Durrës,

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin më datë 25.04.2018 në fshatin Havaleas, Kuçovë kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B, 26 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë.

Si dhe dyshohen si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 08.02.2018 në Perondi, Kuçovë, në lokalin e shtetasit A.Sh, 60 vjeç, banues në Perondi Kuçovë, ku kanë vjedhur disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhje e mbetur në tentavivë, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25.

Shtetasja B.O u proçedua dhe për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip Opel pa leje drejtimi, “Njoftim i rremë i organeve të rendit”, parashikuar nga neni 291, 272 të Kodit Penal.