Skip to content

E trishtë/ Ndahet nga jeta drejtori i AZM Kukës, botanisti i cili zbuloi dhe bëri të njohur botërisht tulipanin shqiptar

Botanisti i njohur, njëherzai Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Kukës, Besnik Hallaçi është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku vlerëson punën e rëndësishme shkencore të bërë prej Hallaçit.Ai njihet si zbuluesi i tulipanit shqiptar, Tulipa Albanica dhe Epimeda e Alpeve.

Postimi i plotë: Humbëm botanistin e njohur ndërkombëtar Dr.Besnik Hallaçin, Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Kukës, një nga zbuluesit e tulipanit shqiptar, Tulipa Albanica dhe Epimeda e Alpeve. Po jo vetëm kaq Hallaçi u përpoq duke botuar një sërë shkrimesh shkencore derisa këto bimë morën çertifikimin ndërkombëtar dhe të tjera prisnin rradhën e publikimit nga aparati i tij fotografik dhe studimet e tij shkencore. U prefsh në paqe kolegu dhe miku ynë! Ngushëllime familjes!

/faxweb