Është dhënë masa e sigurisë për 59-vjeçarin Përparim Ademi, i cili mëngjesin e 31 Dhjetorit ekzekutoi me breshëri kallashnikovi dy motrat në zonën e Astirit në kryeqytet.
Gjykata ka vendosur ta lërë në burg pa afat 59-vjeçarin, i cili në seancën e ditës së sotme ka pranuar krimin e rëndë dhe ka shprehur pendesë përpara Gjykatës.
“Vetë personi ka pranuar krimin. Ai ka shprehur pendesë. Gjykata e ka cilësuar vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, por ai është i martuar de facto me dikë tjetër dhe me Zhanetën bashkëjetonte, dhe shteti ynë nuk e njeh poligaminë, ndaj ky cilësim nuk është i duhuri. Kaq mund të them për tani në vazhdimësi do të shohim si do të vazhdojë çështja”, tha avokati i Përparim Ademit.
/faxweb
