Një person është arrestuar për armëmbajtje pasditen e sotme në “Ali Dem” në Tiranë.
Ai po qarkullonte i pajisur me armë dhe në momentin që ka parë policinë e ka hedhur pistoletën në tokë dhe ka ikur me vrap, por tentativa për të shpëtuar ka dështuar.
Arratia zgjati shumë pak. Policia pas disa minutave ndjekje e ka prangosur, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit. I arrestuari është dërguar në komisariat
