GREQI- Pas ngjarjes në 18 mars të këtij viti në sheshin ‘Marousi’ të Athinës, ku tre shqiptarë qëlluan për vdekje me thikë një 19-vjecar grek të quajtur Thomas Heliotos, pas një sherri mediat greke kanë publikuar dëshminë e shokut të viktimës.
Sipas dëshmisë së tij, sherri ka nisur për shkak të një borxhi 170 euro në këmbim të një doze droge. 19-vjecari grek u ngatërrua për të mbrojtur shokët e tij dhe mbeti i vdekur nga goditja me thikë në kraharor nga shqiptari 23-vjecar që sipas dëshmisë së shokut të viktimës quhet Xhulian.
“Xhuliani qëlloi me thikë në gjoks Thomain. U përpoq që të më qëllonte edhe mua, por fatmirësisht ndërhyri një miku ynë dhe më shpëtoi. Thomai tentoi të largohej pasi u qëllua, por pak më vonë u rrëzua, ishte i mbuluar me gjak”- tha ai.(Viktima)(Shqiptari)Policia ka lëshuar urdhër arrest për te tre shqiptarët, 23, 24 dhe 33 vjeç, me akuzën e vrasjes me paramendim dhe kërcënimit për vrasje.
Policia greke po kërkon 3 shqiptaret për të cilët ka dyshime se u larguan menjëherë pas krimit drejt Shqipërisë, por policia shqiptare e mohon se kanë hyrë në territorin shqiptar.
(d.d/BalkanWeb)



