Fshatrat Gjoça, Zall-Gjoçaj, Melth dhe Daç të njësisë administrative Derjan të Bashkisë Mat, fundvitin 2020 dhe fillimvitin e 2021-shit e kanë kaluar në errësirë. Rrëzimi i telave nga erërat ka shkaktuar dëme në blegtori në fshatin Gjoçaj, ku të paktën një lopë ka mbetur e ngordhur nga kontakti me telat e rrëzuar tè rrymës elektrike.

Burime bëjnë me dije se ndonëse është lajmëruar OSHEE-ja e Matit, nuk ka shkuar asnjë teknik të merret me riparimin e defekteve. Emergjente wshtwtë stakimi dhe largimi i telave nga toka pasi përbëjnë  burim rreziku për jetën e banorëve të cilët si burim jetese kanë blegtorinë dhe janë tè detyruar që ti nxjerrin në kullotë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re