Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hënë.

Automjeti është përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i automjetit i cili është transportuar menjëherë drejt Traumës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë kryqëzimit të Laçit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re