Skip to content

Një jetëhumbje e pazakontë në post-tërmetin e Kroacisë

Një jetëhumbje e pazakontë u shënua në Petrinja, Kroaci, pas tërmetit të rëndë që goditi këtë qytet pak ditë më parë.

Një person që po riparonte një çati të dëmtuar ndërtese, u rrëzua që aty dhe humbi jetën.

Sipas policisë, burri ra nga çatia gjatë punimeve. Jozyrtarisht, u mësua më vonë i ndjeri ishte një vullnetar 57-vjeçar, i cili ishte angazhuar në ndihmë të atyre që e kishin pësuar nga tërmeti.

Zjarrfikësit ishin të parët që i erdhën në ndihmë dhe thirrën një ambulancë. Pavarësisht përpjekjeve të gjata përta shpëtuar, vullnetari ndërroi jetë.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e këtij aksidenti tragjik.